



A dëshiron që Allahu të ta ngritë famën?I Dërguari, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Kush bëhet modest për hir të Allahut, Allahu do ta ngritë famën e tij.” (Shënon Muslimi)Muaji i Ramazanit është muaji i madh të cilin besimtarët mezi e presin, madje kur hyn ky muaj i bekuar ia numërojnë edhe ditët se sa kanë kaluar dhe sa kanë mbetur.




Kështu që para se hym në këtë muaj na obligohet që ti mësojmë disa dispozita bazë që kanë të bëjnë me këtë muaj, duke mos e anashkaluar moralin dhe sjelljen që duhet ta kemi në këtë muaj. Duke synuar që agjërimi jonë të jetë i pranuar, duhet që të dimë tepër saktë se çfarë është e lejuar dhe çfarë e ndaluar për agjëruesin në këtë muaj.