“O ju lumtë jau hangsha zemren”: Veriu mbushet me patrolla te policisë (VIDEO) ++

Një patrullë policore është vendosur në orët e mbrëmjes së sotme në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicë të Veriut.

Vendosja e patrullës së Policisë së rendit është bërë pikërisht në vendin ku mbrëmë dyshohet se një mjet shpërthyes u hodh në drejtim të një veture.

Policia e Kosovës kishte bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes mbrëmë.

Ndërkohë, forca të reja policore kanë ardhur në veri të Mitrovicës.

Në anën tjetër KALLXO.com mëson se ekipe të Policisë do të vendosen në disa lokacione të ndryshme në veri të vendit për të siguruar qytetarët pas tensioneve te fundit që ndodhën në këtë zonë

Veprimet policore vijnë si rezultat i tensioneve të shtuara në veri të Kosovës në tri ditët e fundit ku pati edhe shpërthime të shumta në lokacione të ndryshme.

Një zyrë e KKZ-së në Mitrovicen veriore qshtë jashtë funksionot për shkak se është demoluar. Me granatë dore e shock bombe dyshohet se është sulmuar kjo zyrë ndërsa policia Kfor dhe eulex në orët e vona të së martëa bënë edhe rrethimin e vendit të ngjarjes ku u gjet granata e dorës e cila më pas është shperthyet në mënyrë të kontrolluar.

Në veri të vendit po vazhdon të ketë monitorim nga organet e rendit, saktësisht nga Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i pas tensioneve të fundit të cilat u shënuan ditë më parë.

Ditëve të fundit dyshohet se serbët lokal nuk lejuan vendosjen e zyrtarëve të lartë të përzgjedhur nga KQZ për të nisur punën për procesin e zgjedhjeve që priten të mbahen më 18 dhjetor.

KALLXO.com po qëndron në veri të vendit ku po përcjellë nga afër zhvillimet që po ndodhin në këtë zonë.

Që nga viti i kaluar disa herë janë regjistruar tensione në veri të vendit si pasojë e vendimeve të marra nga Qeveria e Kosovës në lidhje me targa.