Ky është personi që dyshohet se vrau ish-bashkëshorten shtatzënë në Prishtinë (FOTO)::










Një vrasje e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:00 në hapësirat e QKUK-së, saktësisht para spitalit të Gjinekologjisë.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se i dyshuari Sokol Halili, ka vrarë ish bashkëshorten e tij, 35 vjeçare, shtatzënë.





Më poshtë deklarata e plotë e Policisë për Indeksonline:

Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë.





Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç.

Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje.





Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.

Published
Categorized as Lajme