Këta janë dy të rinjtë kosovarë që vdiqen në aksident (FOTO)

Dy të rinjë kanë humbur jetën një aksident që ka ndodhur në afërsi të fshatit Gojbulë të Komunës së Vushtrrisë, transmeton RepublikaOnline

Policia e Kosovës edhe zyrtarisht ka konfirmuar vdekjen e dy të rinjëve dhe kanë njoftuar se mosha e tyre është 19 respektivisht 17.

Sipas policisë në veturë kanë qenë dy personat, njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri në spitalin e Vushtrrisë, shkruan RepublikaOnline.

Komunikata e plotë e Policisë:

Sonte rreth orës 22:00, Policia në Mitrovicë ka pranuar një informatë se në rrugën tranistore Smrekonicë-Gojbulë, përkatësisht në afërsi të fshatit Gojbulë të Vushtrrisë ka ndodhur një vetaksident ku e përfshirë ka qenë një veturë civile në të cilin gjendeshin dy persona.

Sipas informatave të para, njëri nga personat ka humbur jetën në vendin e ngjarjes ndërsa personi tjetër është transportuar në spitalin e Vushtrrisë, mirëpo si pasojë e l ëndimeve të pësuara ka humbur jetën dhe është konfirmuar vdekja e tij nga ana e personelit mjekësor. Mosha e v iktimave është mes 19 dhe 17 vjeçare.

Njësitet kompetente të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë vendshiqmin dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë të v iktimave dërgohen për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

RepublikaOnline ka arritur ti siguroj fotot e dy të rinjëve që vdiqen në këtë aksident./RepublikaOnline