“E Kemi qu për siguri, kem pagu 650 euro në muaj” / Flet familjari i të moshuarës që u rrah në Pejë (VIDEO)









Para mediave ai bëri të ditur se e moshuara është me sëmundjen e Alzheimerit, shkruan teve1.info

Ai theksoi se 70-vjeçarja ka banuar në shtëpinë e pleqve që një vjet, teksa pagesa për një muaj ka kushtuar 650 euro.

Familjari i saj po ashtu potencoi se prej stafit drejtues u është thënë se pjesa gjatë rra hjes nuk është e mbuluar me kamera, dhe për këtë arsye nuk ka mundur të hetohet.





Tanimë e moshuara është larguar nga aty.

Tëvë 1 merr vesh se rasti ka ndodhur të shtunën, mirëpo është mbajtur fshehur deri më sot.

Lidhur me rastin është arrestuar motra përgjegjëse dhe një e dyshuar tjetër, të cilat janë dërguar në mbajtje për 48 orë. /Teve1.info/

Published
Categorized as Lajme