Numri i rasteve të ngacmimeve, suImeve dhe dh unës s**ksuaIe ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë. Gazeta Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për raste të tilla, ku viktimat shpesh herë janë vajza të mitura, të cilat keqpërdoren s**ksuaIisht nga persona të rritur. Një rast i tillë është zbuluar ditë më parë në Prizren, ku një burrë u kap në biseda me vajza të mitura.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se burri i dyshuar është 52-vjeçari, Avni Buqaj.
Buqaj është denoncuar në emisionin ‘Piranjat’ në Shqipëri nga nëna e viktimës, e cila ka deklaruar se ai ngacmon vazhdimisht vajzën e saj të mitur me mesazhe në rrjetin social Instagram.
Ai më pas u demaskua nga gazetarët e emisionit, të cilët kanë biseduar me të në emër të të miturës. Sipas tyre, i dyshuari menjëherë kishte kërkuar takim dhe i njëjti kishte shfaqur një fiksim pas këmbëve.
Në pamjet e publikuara shihen edhe bisedat e të dyshuarit i cili pa e ditur se është futur në kurth, i flet të miturës fjalë të pista duke i dërguar madje edhe fotografi të tij.
Buqaj është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj tij është iniciuar rasti për ‘SuIm s**ksuaI’.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ai të ndalohet për 48 orë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.