Nëna kosovare nuk pranon t’i kthehet në shtëpi djali 14 vjeçar problematik (VIDEO) ++









Një grua nga Prizreni kishte refuzuar që birin e saj 14 vjeçar ta pranonte në shtëpi, kur policia e dërgoi për ta mbajtur arrestin shtëpiak më 24 shtator.

Ajo i tha Klan Kosovës se veproi kështu pasi mendon se në dorë të shtetit djali i saj si recidivist i veprave penale, do të ishte më i sigurt, njofton Klan Kosova.

Në koordinim me prokurorinë policia po e heton rastin e cilësuar si “k eqtrajtim apo braktisje e fëmijëve”.





I mituri që po dyshohet edhe për vjedhje, tani ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan.


Published
Categorized as Lajme