Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Drenas. Pas një aksidenti tragjik kanë mbetur të vdekur dy persona. Sipas mediave lokale, v iktimat janë burrë dhe grua nga fshati Resinofc.
Mësohet se qifti kanë lënë 8 fëmijë jetim.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran -Caralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit l ëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë p lagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”, tha ajo për Insajderin.
Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.