Vrasja që tronditi Prishtinën / Polici: I dyshuari më ka pyet “A mos ka vdek bre?” ++









Prishtinë – Në rastin e rigjykimit për v rasje në lokalin “Bon Vivant”, zyrtari policor Albert Zogiani, në cilësinë e dëshmitarit tha se i akuzuari Masar Gërdovci me rastin e arrestimit e kishte pyetur “A mos ka vdek bre”.





Këtë deklarim, Zogiani e dha të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi po akuzohen për v rasjen e rojës së lokalit, Rr.U, raporton “Betimi për Drejtësi”.





Paraprakisht, i njëjti ka sqaruar ngjarjen e ditës kritike, ku tha se i mbështet plotësisht deklarimet e tij të dhëna në procesverbalin e 6 marsit 2017 dhe raportin e përpiluar më 13 tetor 2014.






Zogiani ka sqaruar se në ditën kritike kishte parë një person, për të cilin kishte menduar që ka të bëjë diçka me vendin ku ishte dëgjuar krisma, pasi që i njëjti vinte nga rruga “Rexhep Luci”.

“Siç e kam spjegu më herët, në bazë të veprimeve të atij personi i cili ishte duke lëvizur me shpejtësi por kohë pas kohe shikonte nga prapa, më ka dhënë dyshime se mund të jetë i lidhur me vendin e ngjarjes. Pastaj, e kam përcjellë me vëmendje lëvizjen e tij dhe jam mundu ta kem në fokus çdo herë”, deklaroi Zogiani.





I njëjti tregoi se më pas, personi në fjalë ishte futur në një shtëpi dhe pasi kontaktoi policinë e njoftuan se dikush është suImuar me a rmë, një person është arrestuar dhe një tjerë është arratisur.





“Pasi ka kaluar korzën dhe ka vazhduar në rrugën e parë djathtas që të qet te Rektorati, personi është futur në një shtëpi e cila është si banesë e madhe, atëherë kur është futur aty unë e kam pasur mundësinë që të kontaktoj qendrën e komunikimit të policisë dhe shkurtimisht më është shpjeguar që dikush është suImuar me a rmë, një person ka mbet i arrestuar në vendin e ngjarjes dhe një është i arratisur”, tha dëshmitari Zogiani.

Sipas tij, personi i përshkruar nga policia përputhej me atë që ai e kishte në shikim.





Ai tha se pas 3-4 minutave aty kishte ardhur një polic, i cili po ashtu kishte qenë me rroba civile, i cili në atë kohë kishte punuar në krime ekonomike e që emri i tij nuk i kujtohet, të cilit tha se ia kishte sqaruar rrjedhën e ngjarjes deri në atë moment.

Pas kësaj, Zogiani sqaroi se ata ishin afruar afër shtëpisë ku kishte hyrë personi i dyshuar, i cili në ato momente kishte dalë nga shtëpia dhe që sipas tij me anë të komunikimit i njëjti i është dorëzuar pa rezistencë.

Tutje, ai tha se ky person kishte pohuar se a rmën e ka në çantë dhe se këtë e kishte kontrolluar kolegu polic, e që më pastaj ishin futur në objektin e Ministrisë së Punës për shkaqe sigurie.





Më pas, me kërkesën e prokurorit Armend Hamiti, dëshmitarit Zogianit iu kërkua që të identifikojë personin që e kishte arrestuar atë ditë, i cili pas shiqimit të dy të akuzuarve deklaroi se personi të cilin e ka arrestuar në vendin e ngjarjes është i akuzuari Masar Gërdovci.





I pyetur nga anëtarja e trupit gjykues, gjykatësja Shpresa Hasaj-Hyseni, se gjatë arrestimit të këtij personit a kishte vërejtur ndonjë lëndim apo shenja në rroba, dëshmitari tha se rrobat nuk i kishte të shkyera apo diçka tjetër, por që derisa turma po ikte nga rruga “Rexhep Luci”, në drejtim të korzës, si element të dyshimtë kishte vërejtur se një person çalonte dhe nuk kishte mundësi të vraponte.





Ai tha se të shtënat i kishte dëgjuar para se të ndodhte lëvizja e turmës dhe se në raport e ka të cekur saktësisht, por sipas tij duhet të jenë gjithsesi dy apo tri të shtëna.

Po ashtu, në këtë seancë është dëgjuar edhe dëshmitari Adem Lutfiu, i cili ka deklaruar se i mbështet në tërësi deklarimet sipas procesverbalit të 6 marsit 2017 të dhëna para trupit gjykues të mëparshëm si dhe raportin policor të përpiluar ditën kritike më 13 tetor 2014.





Ai tha se në vendin e ngjarjes kishte shkuar menjëherë pasi që e kishte marrë informatën, ku kishte bërë perimetrin e vendit e ngjarjes, pastaj tha se kishte informuar bazën duke kërkuar asistencë shtesë.

Ndërsa, i pyetur se kush ishte marrë me çështjen e kamerave, dëshmitari Lutfiu tha se këtë nuk e dinë për shkak se ata janë të ndarë në njësi dhe është njësiti i posaçëm që merret me këtë çështje, si hetuesia e forenzika.

Po ashtu, dëshmitari Lutfiu tha se në vendin e ngjarjes e kishte parë një person duke dhënë ndihmë, i cili pas identifikimit ishte prezantuar si mjek.