E rëndë/ Aksident tragjik në Komoran, dy të vdekur / PAMJE









Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.





Ahmeti tha se aksidenti ka ndodhur në rrugën Komoran – Carralevë.

Ajo theksoi se në aksident ishin të përfshira dy vetura.





“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran -Carralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje.





Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor “- tha Ahmeti.

Published
Categorized as Lajme