E dhimbshme: Bën vetëvrasje një femër në Prishtinë / DETAJE ++









Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 20:30 në rrugën ‘Ilaz Kodra’ në kryeqytet, ku një grua dyshohet se i ka dhënë fund jetës së saj, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se v iktima është hedhur nga një ndërtesë.





“Sot rreth 20:30, kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Ilaz Kodra; në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. V iktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mj ekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë përkatëse, janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.