Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, flet familjari dhe avokati (VIDEO)









Biznesmenit Bedri Rexhepi, i cili u vra në prill të vitit të kaluar, tek të enjten iu dha lamtumira e fundit nga familjarët e dashamirët e tij.

Pas identifikimit të trupit, i cili u gjet në Novobërdë, mbetjet mortore të tij u varrosën në varrezat e Shtimës.

Familjarët po kërkojnë drejtësi për rastin.





“Rrugët të cilat kanë përshkruar Bedriun dhe më fund kriminelët humbën betejën e tyre gjakftohtë të mashtrimit e të fshehur të krimit. Dhe kërkojmë nga organet e drejtësisë që ta marrin dënimin e merituar”, ka thënë Mustafë Rexhepi, xhaxhai i Bedriut.

Avokati i familjes Rexhepi, Besnik Berisha thotë se v iktima dhe familja e tij nuk i kanë pasur borxh askujt.





“Bedriu, as familja nuk ka pasur asnjë të keqe të njohur me askënd e lëre më me vëllezërit e arrestuar si kriminel të dyshuar. Ne presim që gjykata ta dënojë jo vetëm shkaktarin e krimit por të dërgojë mesazh për këdo që mendon ose planifikon krime të tilla” ka thënë Berisha.

Për vrasjen e Bedri Rexhepit, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Jeton dhe Nexhat Vllasaliut, të cilët gjenden në paraburgim.













Published
Categorized as Lajme