Kufoma e biznesmenit Bedri Rexhepi ka arritur pranë familjarëve të tij në Shtime.
Rexhepi, i cili pas një viti që ishte raportuar i zhdukur u gjetë i v rarë në një mal në Novobërd. Ai do të varroset sot në orën 13:00 në varrezat e qytetit në Shtime.
Familjarë e miq janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit dhe kanë hapur dyert për pritjen e ngushëllimeve, shkruan Insajderi.
Rexhepi dyshohet se është vrarë për shkak të një shumë prej 30 mijë eurosh, nga tashmë të akuzuarit Jeton dhe Nexhat Vallasaliu.
Biznesmeni kosovar, Bedri Rexhepi, i cili u v ra mizorisht një vit e gjysmë më parë, do të përcillet sot për në banesën e fundit në një ceremoni mortore ku të pranishëm janë familjarë, miq dhe njerëz të afërm, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka siguruar pamje nga ceremonia e varrimit, ku shihet se në varrezat e qytetit të Shtimes janë mbledhur qindra qytetarë për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Bedri Rexhepi u zhduk në prill të vitit të kaluar e tek pas një viti e gjysmë u mor vesh se biznesmeni dyshohet se u vra në mënyrë ma kabre nga Jeton Vllasaliu, i cili ka pranuar vrasjen.
Pista e hetimeve çoi në mbetjet e tij mortore, që u gjetën 3 javë më parë në Novobërdë, derisa për v rasjen e tij është ngritur aktakuzë ndaj dy vëllezërve Jeton dhe Nexhat Vllasaliu.
Krimi dyshohet të jetë kryer në shtëpinë e një prej vëllezërve Vllasaliu, të cilët duket se kishin planifikuar gjithçka në detaje. Plani për v rasjen e 38-vjeçarit thuhet të ketë filluar që nga 9 janari i vitit 2021, që i bie 3 muaj para ditës së vrasjes. Motivi ishin 30 mijë euro.
Ndiqeni videot e mëposhtme, pamje nga varrimi i të ndjerit: