Vrasja e biznesmenit kosovar, vjen reagimi i familjes









Prokurori Armend Hamiti ka njoftuar të hënën familjarët e Bedri Rexhepit se mbetjet m ortore të gjetura në Novobërdë më 30 shtator i takonin familjarit të tyre.

Ndërkaq, në një konferencë për media të martën, prokurori i rastit ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë për vrasje në bashkëkryerje ndaj dy personave: Jeton dhe Nexhat Vllasaliu.





Pas pranimit të lajmit, në rrjetin social Facebook, ka reaguar Adnan Rexhepi, vëllai i biznesmenit Bedri Rexhepi.

Adnan Rexhepi ka thënë se të hënën familjes iu shua çdo shpresë që ta gjenin të gjallë familjarin e tyre, i cili ishte zhdukur më 8 prill të vitit 2021.

“Shpresa e lutjet që ta gjenim të gjallë vëllaun tonë na mbajtën të fortë gjatë gjithë kësaj kohe, por ja që tani na u shua çdo shpresë!”, ka shkruar ai.





Ai ka njoftuar se varrimi i Bedri Rexhepit do të bëhet të enjten në varrezat e qytetit të Shtimes.

Njoftimi i plotë:





Të dashur familjar, miq dhe dashamirë!

Shpresa e lutjet që ta gjenim të gjallë vëllaun tonë na mbajtën të fortë gjatë gjithë kësaj kohe, por ja që tani na u shua çdo shpresë!

Ne këto ditë që i kaluam dhe po i kalojmë, ju falenderojmë përzemërsisht të gjithë juve që në çfarëdo forme ishit bashkë me Ne, na qëndruat afër, ofruat ndihmën tuaj që dhimbjen e mërzinë ta ndajmë së bashku.





Tani e tutje lutja jonë e vetme është që shpirti i tij të pushoj në parajsë, e drejtësia të vijë në vendin e duhur!

Ju njoftojmë se varrimi i më të dashurit tonë Bedriut do të bëhet të enjten, 20 tetor 2022, në ora 13:00 ( Me namazin e Drekës ) në varrezat e qytetit në Shtime.

Me respekt,
Familja Rexhepi