Një punëtor ndërtimi i moshës 33 vjeçare ka therur me th ikë dy persona në një lagje të Mynihut. Disa orë pas rastit, 28 vjeçari nga Kosova, Nehat Elshani ka ndërruar jetë në spital.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nymphenburg të Mynihut. Policia ka njoftuar se 33-vjeçari ka s ulmuar me th ikë dy kolegët e moshës 28 dhe 50 vjeç herët në mëngjes, rreth orës 07:30.
“Një grup prej gjashtë punonjësve u takuan të shtunën rreth orës 7:30 të mëngjesit në një furrë buke në Rosa-Bavarese-Straße. Aty blenë mëngjesin dhe më pas donin të shkonin në një kantier ndërtimi aty pranë. Njëri nga burrat është shef i një kompanie fasadimi, të tjerët janë të punësuar atje.
Menjëherë pas daljes nga furra e bukës, kur burrat ishin në shkallë përballë rrugës, njëri prej burrave nxori një th ikë kuzhine me një teh 20 centimetrash dhe pa paralajmërim goditi k olegun e tij 28-vjeçar dhe pronarin 50 vjeçar të firmës. Ai u shkaktoi p lagë dhe prerje aq të rënda me th ikë në pjesën e sipërme të trupit dhe në qafë të burrave, saqë iu desh t’i nënshtroheshin një operacioni urgjent” thuhet në raportin e policisë gjermane.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se 28 vjeçari Nehat Elshani nga Prizreni nuk i ka mbijetuar p lagëve duke ndërruar jetë në spital./Indeksonline/