Lifti bie me shpejtësi si pasojë e ndaljes së rrymës, lëndohet rëndë 29-vjeçarja kosovare

Kohët e fundit gjendja me mungesën e energjisë elektrike është rënduar, pasi kriza globale goditi edhe Kosovën. E mungesa e furnizimit të rregullt me energji, u bë shkak që një grua nga Fushë Kosova të përfundoj në spital me lëndime të rënda, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur në një objekt banesor në Fushë Kosovë, kur 29-vjeçarja ndodhej në ashensor në katin e pestë të banesës.

Ndalja e papritur e rrymës bëri që ashensori të lëshohej me shpejtësi për tri kate më poshtë.

Si pasojë e kësaj, 29-vjeçarja mori lëndime të rënda trupore, për çka kërkoi ndihmë mjekësore në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërkohë për rastin është njoftuar edhe Policia, të cilët dolën në vendin e ngjarjes, por nuk arritën që ta intervistojnë viktimën për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore në të cilën ndodhet.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Published
Categorized as Lajme