Kush janë dy ushtarët shqiptarë që u pIagosën nga rusët

Gazetari Aldo Kozarja në një raportim për edicionin e lajmeve në Abc, ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

Kozarja tha se tre shtetas të huaj janë parë parë Uzinës së Përpunimit të Armëve në Gramsh, të cilët janë pikasur nga ana e ushtarëve shqiptarë.

Në momentin që ushtarët janë afruar ka patur një përplasje fizike mes ushtarëve dhe tre shtetasve rusë, të cilët gjatë përleshjes kanë përdorur sprije, raporton abc.news.al.

Si pasojë e sprijet kanë mbetur të pIagosur dy ushtarët shqiptarë Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka, të cilët ndodhen aktualisht në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

“Në çantën e njërit prej këtyre personave janë gjetur mjete që përdorin agjentët. Zyrtarët të njëjtën gjë kanë mundur të sekuestrojnë në njërën nga çantat që mbante njëri nga dy personat që suImuan ushtarët shqiptarë”, tha Kozarja.

Published
Categorized as Lajme