“Kom me t’rrehë, kom me t’therë”/ Pasi kthehen nga dasma plas sherri mes çifti kosovar

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen në vendin tonë. Çdo ditë në Polici kërkojnë ndihmë gra të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur në Prizren, ku një burrë dyshohet se ka kërcënuar bashkëshorten e tij.

Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur pas një mosmarrëveshje verbale e cila kishte ndodhur gjatë kohës që ata ndodheshin në një aheng familjar. Me t’u kthyer në shtëpi, 41-vjeçari dyshohet t’i ketë thënë bashkëshortes së tij se do ta rrahë dhe do ta therë me thikë.

Përballë kësaj situate, ajo e frikësuar ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, të cilët kanë shoqëruar në stacion policor të dyshuarin.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Published
Categorized as Lajme