Këto janë dy vajzat që u përIeshën në ‘Zone Club’ / EMRAT

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një incident që ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në klubin e natës ‘Zone’, ku janë përfshirë tri vajza. Me urdhër të prokurorit, dy nga to kanë përfunduar në ndalim policor, pasi që ishin rrahur edhe disa ditë më parë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se dy vajzat që u arrestuan janë Iliriana Maxhuni 24-vjeçare dhe Lendita Islami 26-vjeçare.

Maxhuni dhe Islami janë arrestuar në vendin e ngjarjes, ndërsa e dyshuara e tretë e cila është liruar në procedurë të rregullt, është paraqitur më vonë në stacion.

Ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Lëndim trupor’ dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Published
Categorized as Lajme