




Një pjestar i Policisë së Kosovës, me emrin Valon Bajqinca ka njoftuar përmes facebook-ut se ai është përjashtuar nga puna padrejtëshisht, përçka i njejti pretendon se ka fakte dhe se do t’i publokojë të gjitha.
E me datë 3 janar të vitit 2021 Bajqinca “u shpall hero” në media dhe jo vetëm pasi u raportua se ai shpëtoi një të ri 27 vjeçar nga vetëvrasja.
Bajqinca gjatë këtij opoeracioni u lëndua në hundë, përçka edhe u operua, siq kishte lajmëruar vet në rrjete sociale:
“Familjare, miq, kolege e shoke, falminderit te gjitheve per mesazhet e mira dhe perkrahjen tuaj keto dite. Edhe operimi i hundes kaloi me sukses fale Zotit”. kishte shkruar Bajqinca në Facebook.





Kurse sot ai paralajmëroi se do të njërrë detaje për përjashtimin e tij nga institucioni i policisë, të cilin Bajqinca e quan të padrejt.
Reagimi i policit:
“Te dashur familjare, miq e dashamire.
Nga sot edhe zyrtarisht (pa deshiren time dhe padrejtesisht), nuk do te jem me pjese e Institucionit te Policise se Kosoves te cilin e deshta shume, por qe ne fund doli se njejte nuk mendonte edhe institucioni ne fjale.
Shume fjale e shume padrejtesi u thane e u bene e qe tash jam i lire t’i them e t’i paraqes per te gjithe ata qe duan t’i dine.





Me te gjitha te metat e qe besa jane shume po e le Policine e Kosoves me shprese se drejtesia ne kete vend nuk ka vdekur dhe se e njejta do te dal ne shesh dhe ne do te kthehemi ku na takon – ne vendin e punes ku derdhem djerse e besa edhe gjak.
Faleminderit te gjithe kolegeve qe isha i gatshem te jap edhe jeten per ta, e asnjehere faleminderit per te graduarit qe e kane degraduar kete Polici.
Diteve ne vijim do te njoftoheni te gjithe per komplotet, padrejtesite e prapaskenat e pista. Do t’i paraqes ne medie e ne institucione perkatese te gjitha.





Ps. Per te gjithe ata qe mezi e kane pritur kete dite, ta dini se veshtiresite e forcojne edhe me shume njeriun. Over and out!!” ka shkruar Valon Bajqinca.