“Kërko falje”/ Mërgimtari i shkon në lokal me kallash 21-vjeçarit kosovar





Orët e para të mëngjesit të së enjtes, në një lokal në qytetin e Gjakovës ndodhi një incident mes dy personave, ku njëri nga ta u kërcënua seriozisht nga një person i panjohur, raporton Gazeta Sinjali.





Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:10 pas mesnate në rrugën ‘Gasper Karaqi’, ku teksa po qëndronin në një lokal dhe hasën në një marrëveshje, një person i panjohur ka kërcënuar me armë një 21-vjeçar.





Sipas dëshmitarëve i dyshuari kishte dalë nga lokali e më pas ishte kthyer me armë të tipit kallashnikov në dorë, ku i ishte drejtuar viktimës duke i bërë trysni që t’i kërkojë falje.





Për të parandaluar të keqen që mund të ndodhte, pronarët e lokalit kanë ndërhyrë dhe e kanë larguar të dyshuarin që aty. I dyshuari i cili ende nuk është identifikuar nga Policia është larguar me veturën e tij me targa austriake në drejtim të panjohur.





Ndërkohë rasti është iniciuar në Polici, me ç’rast njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit.





Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Kanosje’.

Published
Categorized as Lajme