Policia në gjendje gatishmërie për shkak të reciprocitetit me Serbinë, merret ky vendim

Të gjithë zyrtarët policorë duhet të jenë në punë me datë 1 shtator, edhe nëse kanë patur pushime të paralajmëruara vjetore. Ky është vendimi i marrë nga lart në Policinë e Kosovës.

Lajmi është konfirmuar për Indeksonline edhe nga Policia e Kosovës duke mos dhënë më shumë detaje për Planin Operativ.

Nga 1 shtatori pritet të nis vendosja e masës së reciprocitetit më Serbinë dhe krejt ky plan po bëhet për shkaqe të sigurisë karshi situatës që mund të krijohet.

Për planin e 1 shtatorit pritet të ketë diskutime në takimin që po zhvillohet këto momente në Bruksel në dialogun e udhëhequr nga BE në mes të Kurtit e Vuçiq./Indeksonline/

Published
Categorized as Lajme