Merret vendimi për të riun që shkaktoi aksidentin ku u shua familja 5 anëtarëshe

Gjykata e Ferizajt në maj të këtij viti ka publikuar vendimin ndaj të pandehurit E.M., i cili akuzohej të aksidentin q[ ka ndodhur në magjistralen Ferizaj-Shtime në qershor të vitit 2021.

I pandehuri është dënuar me 8 vite burgim.

Sipas vendimit të Gjykatës për këtë rast janë mbajtur 6 seanca gjyqësore në të cilat janë shqyrtuar provat lidhur me këtë rast.

Vlerësimi nga Gjykata është përqendruar në rrethanat e ndryshme si pasojë e të cilave është shkaktuar aksidenti ku kanë humbur jetën 5 persona dhe 2 kanë mbetur me lëndime.

Ndër këto rrethana janë faktet se E.M. kishte rrezikuar në intensitet të lartë jetën e njerëzve madje si pasojë e këtij aksidenti është shuar një familje.

Përveç kësaj ka vlerësuar se plagë vdekjeprurëse kanë marrë 5 persona, 4 prej tyre të moshës së re dhe njëri prej tyre ka qenë i mitur.

Tutje në vendimin e Gjykatës janë përmendur edhe rrethanat lehtësuese të cilat ndikuan në llojin dhe lartësinë e tij.

Këto rrethana janë faktet se E.M. pas aksidentit është ndalur dhe ka telefonuar vetë Policinë, ka moshë të re, nuk ka kryer vepra penale më parë si dhe është pajtuar me familjen e të dëmtuarve në mënyrë tradicionale.

Më 6 qershor 2021, katër persona kanë vdekur në një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Shtime, konkretisht në fshatin Koshare. Nga ky akisdent ishte lënduar rëndë edhe një grua, e cila nga plagët e rënda kishte vdekur 10 ditë më pas në QKUK.

Më 1 shtator të atij viti ishte organizuar edhe një protestë në qytetin e Shtimes me moton “Duam Drejtësi” duke kërkuar drejtësi për vdekjen e 5 anëtarëve të një familje në aksident trafiku.

Published
Categorized as Lajme