




Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një rast të të shtënave më a rmë zjarri që janë dëgjuar dje në fshatin Shtupeq i Madh në Rugovë të Pejës. Pasi Policia identifikoi të dyshuarit, me urdhër të prokurorit shkoi në shtëpitë e tyre që të kryejë bastisje. Por aty hasën në rezistencë nga njëri prej vëllezërve, me ç’rast i dyshuari u arrestua.





Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se personi që u arrestua është Fitor Nikqi, 40-vjeçar.





Nikqi ishte munduar t’i ndalojë zyrtarët policorë t’ia bastisin shtëpinë, duke u thënë se s’kanë të drejtë ta bëjnë këtë.
Por pavarësisht kësaj Policia ka kryer punën të cilën ishin nisur ta bëjnë, me ç’rast në shtëpinë e të dyshuarit kanë dy gëzhoja që dyshohet se janë të armës që u përdor në rast.





Me urdhër të prokurorit vëllai i 40-vjeçarit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa Fitor Nikqi është dërguar në mbajtje për 48 orë.





Rasti është iniciuar për veprat ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ‘Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës’ dhe ‘Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’.




Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.