Grenell: Kosovës do t’iu liberalizoheshin vizat nëse Thaçi e Trump do të ishin në pushtet

Richard Grenell ka deklaruar se populli i Kosovës e meriton një lider që punon drejt zhvillimit dhe normalizimit ekonomik, dhe se liberalizmi i vizave do te ndodhte nëse Donald Trump dhe Hashim Thaçi do të ishin në pushtet

sh-emisari i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se popullit i Kosovës e meriton një lider që punon me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian, dhe që sjellë zhvillim dhe normalizim ekonomik.

“Populli i Kosovës meriton një lider që punon me ShBA-të dhe BE për të sjellur zhvillim dhe normalizim ekonomik”, ka shkruar Grennell.

Sipas tij Kosova do të kishte liberalizmin e vizave deri tash, dhe kjo do të ndodhte nëse Hashim Thaçi dhe Donald Trump do të ishin duke qeverisur.

“Kosova duhet të kishte liberalizmin e vizave deri tash – dhe kjo do te ndodhte nëse Thaçi dhe Trump do të ishin ende në zyre”, ka shtuar Grenell.

Ai e ka përfunduar postimin duke shkruar mjaft me debate dhe punoni drejtë marrëveshjeve.

Ndërsa, në një postim tjetër sipas Grenell Kurti ka hedhur poshtë çdo ide të paraqitur nga BE dhe ShBA-të, dhe me këtë BE është e frusturar.

“Të jemi të qartë… Kurti ka hedhur poshtë çdo ide të paraqitur nga BE dhe SHBA deri më tani. BE-ja është vërtet e frustruar. Përfaqësuesit e BE-së i kanë kërkuar Kurtit dhe Vuçiqit të qëndrojnë më gjatë për të vazhduar përpjekjet”, ka shtuar Grenell.

Ai ka shtuar se në një pikë ku është dakord me kryeministrin Kurti është se nuk mund ti besojë BE-së kur thonë se nëse bëni kompromis tani do të bëjmë liberalizmin e vizave më vonë.

“Një pikë ku jam dakord me Kurtin: Nuk mund t’i besoni BE-së kur thonë se nëse bëni kompromis tani do të bëjmë liberalizimin e vizave më vonë. Unë e di personalisht se gjermanët u angazhuan për viza disa vite më parë – dhe ende nuk është realizuar. Kurti ka të drejtë që nuk po mashtrohet”, ka deklaruar Richard Grenell.

Published
Categorized as Lajme