Momenti kur dënohet me 24 vjet burg personi që vrau shokun e tij për 20 euro (VIDEO)

Gjykata e Prizrenit e ka dënuar Sylejman Ahmetin me 24 vite e 10 muaj burgim nën akuzat për v rasje të rëndë të Shaip Krasniqit.

Rasti tragjik, i cili ka ndodhur në janar të vitit 2020 në Maqitevë të Suharekës, dyshohet se kishte nisur pas mosmarrëveshjeve për një borxh prej 20 euro që viktima ia kishte vëllait të të akuzuarit. Për v rasje të rëndë atij iu shqiptuan 24 vite burg kurse për armëmbajtje pa leje 10 muaj burg.

Vendimin e ka dhënë trupi gjykues i përbërë nga kryetarja Teuta Krusha me anëtarët, Raima Elezi dhe Luan Berisha.

Gjykata ka arsyetuar se Sylejman Ahmeti ditën kritike me dashje kishte shtënë në viktimën 8 herë me kallashnikov duke i shkaktuar të ndjerit vdekjen në vend.

I njëjti është i obliguar po ashtu që në emër të paushallit dhe mbrojtjes së viktimave të paguajë shumën prej 350 euro.

Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest civil. Të dy palët e përfshira në këtë rast tragjik, kanë të drejtë të paraqesin ankesë në afatin e caktuar ligjor.

Gjykimi për Ahmetin ka filluar dy vite më parë ku ai kishte mohuar akuzat se ka v rarë shokun e tij, Shaip Krasniqin. Ndërkaq, ka pranuar fajësinë për veprën penale armëmbajtja pa leje.

Sipas Prokurorisë, në orët e vona të mbrëmjes, më 26 janar 2020, në një kafene të fshatit Maqitevë të Suharekës, pas mosmarrëveshjeve lidhur me një borxh prej 20 eurove që ia kishte tani i ndjeri vëllait të të akuzuarit, Sylejman Ahmeti e privoi nga jeta, Shaip Krasniqin.

Në akuzë thuhet se fillimisht i ndjeri i ka thënë të akuzuarit: “A e di kë e keni sha ju, pa ta q* n* nuk e la, në qoftë se je burrë çu dil jashtë”, dhe nga aty i ndjeri ka dalë jashtë në oborr, ndërsa i akuzuari me shpejtësi është ngritur nga tavolina dhe nga dera tjetër e lokalit ka dalë jashtë.

Prokuroria tutje sqaron se i akuzuari Sylejman Ahmeti ka shkuar te kamioneta e tij dhe nga aty ka marrë pushkën automatike “AK-47” dhe në prezencë të dëshmitarit Liman Aliu dhe mysafirëve të tjerë në oborrin e lokalit, në një distancë të shkurtër ka shkrepur në drejtim të të ndjerit Shaip Krasniqi, i cili qëndronte i ndalur me një bisht të sëpatës në dorë dhe fillimisht e ka goditur në fytyrë, i cili më pas u rrëzua në tokë.

Gjithnjë sipas aktakuzës, derisa ishte i rrëzuar, i akuzuari e godet edhe disa herë duke i thënë: “çu t’i q**** shtatë mijë n***, Allahu ta marroftë xhenazen”, e godet edhe disa herë me ç’rast i shkakton tetë pIagë të cilat qenë vdekjeprurëse për të.

Published
Categorized as Lajme