Kosovari që u dënua 3 vite pa faj i do 1 milion € dëmshpërblim (VIDEO)

Gazmend Lakna është qytetari nga Gjilani, që me vendim të Gjykatës Themelore në Gjilan mund të marr 103 mijë e 900 euro për qëndrimin në burg, pa faj, për 1mijë e 204 ditë.

Megjithatë ky thotë se vendimi nuk i pëlqeu, dhe për këtë do ti drejtohet Gjykatës së Apelit pasi do dëmshpërblim më shumë se 1 milion euro.

Ky që u dyshua për veprën penale t errorizëm dhe pjesëmarrje në grupe t erroristë, thotë se prokurori Italian Maurizio Salustro e dëmtoi shumë në aspektin familjar e atë profesional.

Me vendimin e themelores KGjK është detyruar që këtij t’ia paguajë edhe shpenzimet e procedurës kontestimore në shumë prej 2 mijë e 348 euro e 80 centë.

Published
Categorized as Lajme