“Pse po del me babë tem nëpër disko”, dy vëllezër bëjn llom fqinjin

Një person ka përfunduar mbrëmë në Emergjencën e spitalit të Vushtrrisë, si pasojë e Iëndimeve trupore që mori pas një suImi fizik.

Stafi shëndetësor ka njoftuar Policinë për rastin që kanë pranuar, të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë intervistuar 33-vjeçarin që dyshohet se e pësoi nga rr ahja.

Sinjali mëson se ai ka deklaruar para policëve se është suImuar fizikisht nga një fqinj i tij, të cilin kishte dashur ta përshëndes, por që i njëjti e ka pyetur përse ka folur me babain e tij e më pas i është drejtuar me k ërcënime se do ta v rasë dhe e ka g rushtuar.

Pas tij, 33-vjeçari kishte takuar edhe vëllain e të dyshuarit, i cili po ashtu e kishte k ërcënuar me vdekje duke i thënë se mbas natës së mbrëmshme do e v rasë atë.

Sipas v iktimës, e gjithë ngjarja ka ndodhur pasi që dy vëllezërit mendojnë se babai i tyre frekuenton klubet e natës bashkë me v iktimën dhe si pasojë e përdorimit të a lkoolit po shkakton telashe në shtëpi.

Njësitet policore janë vënë në lëvizje për të kapur dy personat e dyshuar, mirëpo ata ende nuk janë hasur.

Published
Categorized as Lajme