“Përi u këput, oh Zot u këput fija e fundit”/ Babai i 16-vjeçarit përlot me fjalët për të birin që vdiq në aksident

16-vjeçari i cili u dërgua për shërim në Gjermani pas aksidentit të rëndë në Gllogjan ka ndërruar jetë.

Lajmin për vdekjen e Rilindit e kanë konfirmuar edhe familjarët e përmes rrjeteve sociale.

Ndërkohë, babai i tij ka publikuar një postim duke i dedikuar disa vargje me të cilat ka shprehur dhimbjen që po e ndjen për humbjen e të birit.

“Përi……dhe u këput. O Zot, u këput përi. U këput fija e fundit! Pak gjak, Pak lindje, Pak përjetime, Pak jetë, e në fund, shumë dhimbje! Krejt pak dhe shumë… Të dua, Lindi! Babi”, ka shkruar Agron Zeqiraj, babai i 16-vjeçarit.

Published
Categorized as Lajme