Mërgimtari 15-vjeçar bëhet viral me deklaratën simpatike: Baci Faik s’po m’ len me shku te dajtë (VIDEO)

Emisioni “Era Verë” në T7 ka realizuar mbrëmë një lidhje direkte nga sheshet e Prishtinës, me ç’ rast atmosfera ishte e jashtëzakonshme për shkak të numrit të madh të mërgimtarëve.

I tillë ishte edhe Eduardi, një mërgimtar 15-vjeçar i cili iu ofrua vet kamerës duke shprehur dëshirën që të flas.

Ai me deklaratat e tij menjëherë është bërë viral duke marr komente shumë pozitive. Mes tjerash, ai u ankua se nuk po e lejojnë të shkojë te dajat. Madje, pati një lutje përmes emisionit për bacin Besnik, siç e quajti ai.

Këtë deklaratë dhe momente të tjera interesante me të mund t’i shikoni në videon më poshtë.

Published
Categorized as Lajme