E rëndë: Vdes 16 vjeçari kosovar, Rilind Zeqiraj (FOTO)

Ka vdekur i riu nga Gllogjani, Rilind Zeqiraj, i cili ishte aksidentuar ditë më parë.

Lajmin e kanë bërë të ditur përmes një njoftimi familjarët e tij në rrjetet sociale.

Postimi i familjarit:

Syri loton zemra lëngon, por të pajtuar me caktimin e Zotit, të ALLAHUT jemi dhe tek ai do të kthehëmi . Ishe më i miri i familjes tonë. Zoti të shpërbleft me Xhenet. Gjithmonë do të mbetesh në zemrat dhe kujtesën tonë Rilindi jonë.

P.S: Vdiq në moshën 16 vjeçare tragjikisht, RILIND AGRON ZEQIRAJ.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për familjen e Rilind Zeqiraj i cili vdiq në një aksident trafiku.

“I tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të Rilind Zeqiraj nga Gllogjani, i cili u lëndua rëndë në aksident komunikacioni. Ndajmë dhembjen me familjen dhe të afërmit”, ka shkruar Haradinaj në një status në Facebook.

“Zoti e forcoftë familjen Zeqiraj, në këto momente shumë të vështira për ta”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Published
Categorized as Lajme