Po martonte djalin e hasretit, hajnat ia demolojnë shtëpinë e i vjedhin rreth 30 mijë euro (VIDEO)

Disa persona të panjohur për momentin, shfrytëzuan kohën kur Femi Hajdari po martonte djalin për t’ia vjedhur shtëpinë.

Ky i fundit thotë se për një gjë ndjehet i lumtur pas gjithë këtij rasti që u ka ndodhur.

Reth orës dy të mëngjesit të së mërkurës, të parët që mbërritën në shtëpi ishin vëllezërit e tij.

Aty në vend të përgatitjeve për ta pritur çiftin e sapomartuar, kishin mbetur të shokuar nga ajo që shihnin në tri shtëpitë e tyre.

Hajnat nuk ishin kursyer asgjë, as pajisjet shtëpiake. Qëllimin hajnat e kishin të qartë para tyre.

Për t’u mos u mjaftuar me kaq, hajnat e kanë goditur me dru edhe qenin e shtëpisë i cili ishte i lidhur me zingjir.

50-vjeçari që ka shtatë vite që ka dalur në këtë shtëpi thotë se nuk kanë ndonjë pistë të dyshuarve për momentin.

Me të marrë informacionin, pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë dalur në vendngjarje.

Të njëjtit deri më tani posedojnë disa prova, dhe pamje të sigurisë ku do të shfrytëzohen gjatë hetimeve.

Published
Categorized as Lajme