Të paktën 11 persona u vranë në Mal të Zi, dyshohet se ka edhe fëmijë (PAMJE)

Një suImues në Cetinje të Malit të Zi ka v rarë disa persona sot, raportojnë mediat lokale, duke shtuar se ishte një konflikt familjar. SuImuesi ka mbetur i v rarë, ndërsa mes të pIagosurve ka fëmijë dhe policë, shkruajnë mediat malazeze. Deri më tani nuk dihet se sa të vr arë apo të pIagosur nga ky suIm.

Siç shkruan Dan malazez, nuk bëhet fjalë për një konflikt mes klaneve kriminale, dhe personi që qëlloi civilë dhe policë u v ra. Burri u qëllua me armë nga policia e cila po kryente një aksion në terren për të parandaluar m asakrën e mëtejshme.

Dan shkruan se suImuesi nuk i ka lejuar shërbimet e urgjencës të ndihmojnë të pIagosurit. Policia është në terren. Askush nuk ka folur ende zyrtarisht për këtë suIm, raporton Nacionale.

Të pIagosurit rëndë janë dërguar në spital

Të lënduarit e rëndë janë dërguar në Qendrën Klinike të Malit të Zi.

Jozyrtare: 11 të vdekur deri më tani

Mediat malazeze kanë mësuar jozyrtarisht se VB (34-vjeçar) ka vr arë të gjithë familjen, e më pas ka dalë në rrugë dhe ka qëlluar njerëzit. Sipas informacioneve të pakonfirmuara, në m asakër kanë humbur jetën 11 persona, mes të cilëve dyshohet se ka edhe fëmijë. Policia v rau suImuesin.

E përditësuar . . .

Vuçko Boriloviq, i cili sot në Cetinje vr au një familje të tërë dhe pIagosi disa persona, ka qëlluar me pushkë gjuetie, shkruajnë mediat malazeze.

Jozyrtarisht kanë marrë vesh se në mesin e të v rarëve ka edhe katër fëmijë.

RTCG: Gjashtë të pIagosur të shtruar në spital

RTCG raporton se gjashtë persona të lënduar janë shtruar urgjentisht në spital – katër në spitalin në Cetinje, dhe dy janë transferuar në Qendrën Klinike në Podgoricë. Mes të pIagosurve është edhe një polic.

Pjesa e qytetit në Cetinje ku ndodhi m asakra u bllokua dhe u mblodhën një numër i madh i qytetarëve.

Forcat e policisë janë përforcuar në zonë. RTCG raporton deklaratat e dëshmitarëve të cilët thonë se suImuesi ka ecur nëpër lagje dhe ka qëlluar rastësisht mbi njerëzit që ka hasur.

Published
Categorized as Lajme