Detaje të reja nga tragjedia në Mal të Zi, 11 të vrarë dhe 6 të pIagosur (VIDEO)

Televizioni publik i Malit të Zi – TVCG mëson nga burimet e saj brenda policisë se burri kishte shtënë me a rmë mbi civilët dhe zyrtarët policorë

Sipas informacioneve të këtij televizioni, 34-vjeçari qëlloi për vdekje të 11 persona, ku më pas ndërhyri policia duke e qëlluar autorin e suImit për vdekje.

Një pjesë e qytetit Cetinje në Mal të Zi është bllokuar, e është shtuar prezenca policore dhe një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur rrugëve për të mësuar për fatin e më të dashurve të tyre.

Nga dëshmitarët e rastit, thuhet se suImuesi kishte shëtitur tërë lagjen dhe më pas kishte filluar të shtie mbi qytetarët që hasnin në të.

Mësohet se në mesin e gjashtë pIagosurve është edhe një zyrtar policor, ndërsa mediat e Malit të Zi raportojnë se kishte ndodhur një ko nflikt që besohet se i kishte paraprirë këtij suImi.

Published
Categorized as Lajme