Ramiz Kelemendi thotë se do t’ua bëjë gati 500 Euro pagën punëtorëve (VIDEO)

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, është i ftuari i sontëm në emisionin verorë “Verë n’Çarshi”, në Kanal10.

Kelmendi ka thënë se nga dashuria e madhe që ka për Kosovën, vazhdimisht synon t’i përmirësoj kushtet e klasës punëtore, transmeton Gazeta10.

“Jetoj në krijim, jetoj nëse i kam kolegët në rregull, kujdesem jashtëzakonisht shumë për klasën punëtore. Të gjithë punëtorët e mi e kanë sigurimin shëndetësor, mëngjesin, paga më e vogël që ekziston, sot është 360 euro, vitin e ardhshëm mendoj të jetë afër 500 euro”, ka thënë ai.

Sipas Kelmendit, qëllimi i tij i vetëm është që kolegët dhe të punësuarit e tij të mos largohen nga Kosova. Tutje, ai ka shtuar se “zemra më dhemb sa herë i shoh të rinjt që ndoshta për një interes më të mirë, e lëshojnë vendin”.

Emisionin drejtpërdrejt mund ta ndiqni në kanalin zyrtar në Youtube.

Published
Categorized as Lajme