Sot në orët e para të mëngjesit është pIagosur Princ Valentino Corleone. Gazeta Insajderi mëson brenda burimeve të sigurta se 22 vjeçarja që shtiu me a rmë zjarri në drejtim të tij ishte Anita Syla. Sipas këtyre burimeve, ajo ka qenë duke bashkëjetuar me Vali Corleone tash e një kohë.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët janë duke e trajtuar si ‘V rasje në Tentativë’.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur një a rmë dhe 40 copë fishekë.
Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët Kallëzim Penal për ,,Vr asje në tentativë’’ dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan në orët e hershme të mëngjesit nga Qendra Emergjente Rajonale Gjilan është informuar se aty ishte sjellur një person i lënduar si pasoj e gjuajtjes me a rmë zjarri.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Sipas raportit të mjekut viktima P.C. (1983) Shqiptar, shtetas i Kosovës është jashtë rrezikut për jetë.
Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se e dyshuar në lidhje me rastin është një femër Shqiptare shtetase e Kosovës viti i lindjes (2000), e cila dyshohet se ka shkrepur nga a rma.
Për momentin nuk dihen motivet e incidentit.
Një a rmë P istoletë dhe dyzet (40) copë fishekë të të njëjtës a rmë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë.
Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët Kallëzim Penal për ,,V rasje në tentativë’’ dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë , gjersa Policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan janë duke i hetuar rrethanat e incidentit.