Ky është i riu kosovar që goditi me veturë dasmorët





Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi për një përleshje që ka ndodhur në një aheng në qytetin e Gjakovës, ku familjarët u kapën mes vete për motive ende të panjohura. Njëri nga personat e përfshirë përfundoi në ndalim policor, pasi që dyshohet se ka goditur me veturën e tij disa dasmorë.





Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se personi që u arrestua është Krenar Mustafa, 23-vjeçar.





Mustafa pas përleshjes që ndodhi në një restorant në rrugën “Sylejman Avdyli” dhe eskaloi në hapësirat jashtë tij, kishte vendosur që të largohej nga dasma. Por para se të ikte, ai dyshohet se ka goditur me veturën e tij disa dasmorë, për çka edhe u denoncua në Polici.





Pas përfundimit të intervistimit, Prokurori i Shtetit ka vendosur që t’ia caktojë masën e ndalimit për 48 orë dhe më pas të merren veprimet tjera.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Published
Categorized as Lajme