MPB kërkon 50 punëtorë, nuk kërkohet diploma e fakultetit as përvoja e punës (DOKUMENT)

Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur një konkurs për 50 vende të lira në pozitën ‘Zyrtar administrativ’ ku mes tjerash kërkohet vetëm diploma e shkollës së mesme dhe shkathtësitë kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).

Për këtë pozitë e cila paguhet 423.85 Euro bruto nuk kërkohet përvojë paraprake.

Sipas konkursit, të pranuarit për këtë pozitë do të punojnë në Qendrat për Pajisje me Dokumente dhe Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve në Komunat Kosovës.

Personat që pranohen do të pajisen me kontratë njëvjeçare.

Për informacione shtesë rreth konkursit mund të vizitoni websiten e https://mpb.rks-gov.net/f/64/67/Zyrtar-administrativ?fbclid=IwAR1qeV_ZxVjM7CGQLZJ0xhAFnkJ61bGNJymnA8h_KdvAJNZkFq7FDiFE4r8

Published
Categorized as Lajme