“Ka mu ba gjaki dej n’gu, kem mu pa na”, kështu ndodhi ngjarja





Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me k ërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpesh herë k ërcënimet verbale eskalojnë edhe në suIme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kë rcënuar edhe jetën, raporton Gazeta Sinjali.





Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në stacionin policor në Kaçanik, ku kishte shkuar një i moshuar i cili kërkonte ndihmë për të zgjidhur një problem që i kishte dalë ku ishte i përfshirë si ndërmjetësues për shitblerjen e një telefoni iPhone 7.





Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur pasi i dyshuari kishte sqaruar në Polici se marrëveshja mes dhëndrit të tij dhe mobi shopit ka qenë që pagesa të kryhet me këste, mirëpo që pagesa e dytë nuk ishte kryer. Kjo ka revoltuar pronarin e mobi shopit, i cili ka kërkuar nga i moshuari që të përgjigjet për pjesën e mbetur të borxhit, në të kundërtën i ka thënë se do e paguajë.





Zyrtari policor e kishte njoftuar se për shkak të mungesës së kontratës, është e pamundur që të iniciohet rast në Polici, por mund të bëhet padi civile. Kjo e kishte nervozuar 69-vjeçarin i cili kishte nisur të bërtas në drejtim të policit dhe ta k ërcënojë atë se nëse nuk bën çfarë i thotë ai, do e marrë vesh se kush është e më pas do bëhet gjaku deri në gju.





Për rastin është njoftuar edhe prokurori, i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti ‘K anosje’.

Published
Categorized as Lajme