Djemtë e tyre u përfshinë në një ngatërresë pak javë më parë, dy familjet nga Peja shtrijnë dorën e pajtimit






Javë më parë në Pejë ndodhi një ngatërresë mes pronarit të pemishtes ‘Egzoni’ në Pejë dhe atij të ‘Hallall’. E gjithë ngjarja që dyshohet se ndodhi për shkak të konkurrencës në treg, eskaloi momentin kur Egzon Feka, dyshohet se ka kërcënuar Behar Muriqin, duke i drejtuar atij armën e zjarrit të cilën e posedonte. Feta kishte përfunduar në stacion policor, ku i ishte shqiptuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh, raporton Gazeta Sinjali.

Mirëpo dy familjet Muriqi e Feta kanë vendosur që gjithë hidhërimin që kanë mes vete ta lënë anash, duke shtrirë kështu dorën e pajtimit, e duke lënë në harrë gjithë atë që ka ndodhur.






Këtë e ka bërë të ditur ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka shpërndarë edhe pamje nga momenti kur dy familjet janë pajtuar.

“Pajtohen familjet Muriqi dhe Feta nga Peja. Respekt dhe falënderim pafund për të gjithë ata që shtrinë dorën e pajtimit. Në këto kohë të vështira, sikurse në çdo kohë të vështirë tjetër, shtrirja e dorës se pajtimit, është akt kombetar. Vetëm kështu, të bashkuar, do i bëjmë ballë sfidave si shoqëri”, shkroi Grabovci bashkëngjitur me fotografinë.

Published
Categorized as Lajme