




Gjimnazi “17 Shkurti” në Obiliq, ka njoftuar për vdekjen e nxënëses Magbule Gashi.
Në njoftimin mortor shkruhet se “Magbulja, ishte nxënëse shumë e dashur, me qasje shumë konstruktive dhe të matur me të gjithë mësimdhënësit dhe shoqërinë”.
Në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express, Gjimnazi “17 Shkurti” ka treguar shkaqet e vdekjes së vajzës.





“Ka pasë g jak derdhje në tru para disa mujave, mandej kaloi nē komē, dhe nuk arriti të rikthehet nē jetē”, thuhet në përgjigjen e shkollës dhënë Gazetës Express.
Më poshtë shihni edhe njoftimin e plotë për vdekjen e vajzës:
Njoftim mortor !
Jemi mësuar të shkruajmë e të bëjmë njoftime vetëm për sukseset dhe të arriturat e nxënësve tanë.





Tani po na dridhen duart kur po shkruajmë njoftime të tilla të dhimbshme, por ja që edhe vdekja është pjesë e jetës, sado e dhimbshme, e papranueshme dhe e padashur për ne.
Sot, morëm lajmin pikëllues se ish nxënësja e shkollës sonë Magbule Gashi qenka ndarë nga jeta.
Magbulja, ishte nxënëse shumë e dashur, me qasje shumë konstruktive dhe të matur me të gjithë mësimdhënësit dhe shoqërinë.





Andaj, ndarja e saj nga kjo jetë, ka lënë në mërzi, jo vetëm pjesëtarët e familjes, por edhe të gjithë mësimdhënësit dhe shoqërinë e saj.
Do të na mungojë përherë fytyra e saj e buzëqeshur, fryma pozitive dhe përkushtimi me plot dashuri për jetën.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Magbulen tonë të dashur !



U prehtë në paqe në botën e pasosur !