I rrahu katër policë, arrestohet i ‘forti’ kosovar / EMRI

Foto ilustrim

Një 49-vjeçar është arrestuar mbrëmë në rrugën “Agon Rrahmani” në Prishtinë, nën dyshimet se ka suImuar fizikisht katër zyrtarë policorë që intervenuan në një rast të kanosjes. I dyshuari ka pasur sjellje agresive teksa ka goditur policët, të cilët kërkuan asistim nga disa njësi, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë njoftuar se bëhet fjalë për Shpend Musliun, i cili është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe i është caktuar masa e ndalimit policor.

Ai po dyshohet se ka shpërfillur urdhrat e Policisë, të cilët më pas i ka goditur, fillimisht njërin prej tyre në kokë e më pas të tjerët, duke iu shkaktuar lëndime trupore.

Për ta vënë nën kontroll situatën kanë ndërhyrë dy njësi policorë që e kanë shoqëruar të dyshuarin për në Qendrën Klinike Universitare për shkak të tretmanit mjekësor.

Ai është nën sigurimin e zyrtarëve policorë dhe pas përfundimit të trajtimit, priten të ndërmerren veprimet e tjera ligjore nga Prokuroria.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Published
Categorized as Lajme