Ky është aktori shqiptar hodhi gruan nga ballkoni i banesës në New York dhe më pas vrau veten (FOTO)

New York – Florind Belliu është aktori shqiptar i cili hodhi gruan nga ballkoni në New York dhe më pas i dha fund jetës duke u hedhur edhe vetë.

Tragjedia e dyfishtë ndodhi teksa sot gruaja e tij Ornela do të festonte ditëlindjen. Por në vend që të ishte një ditë feste, u kthye në një tragjedi të rëndë për familjen Belliu.

Mësohet se çifti la pas dy fëmijë të mitur 2 dhe 6 vjeç. Ata prej vitesh ishin shpërngulur në New Jork për një jetë më të mirë.

Nuk dihet ende shkaku që ka çuar 35-vjeçarin shqiptar që të ndërmarr këtë akt kaq ekstrem, për gruan dhe veten e tij.

Florind Belliu, ka qenë me profesion aktor, ku ka luajtur në disa role, në teatër dhe shfaqje komike./abcnews.al/

Published
Categorized as Lajme