SuImohet me armë Policia e Kosovës në Zubin Potok (DETAJE)

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është suImuar me a rmë zjarri, derisa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit.

Komunikata e plotë:

Sot, më 06.08.2022 rreth orës 11:25, njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) Zubin Potok, derisa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit është suImuar me a rmë zjarri.

Njësia policore ka njoftuar se në drejtim të tyre ka pasur të shtëna me a rmë. Kanë qenë afërsisht 10 të shtëna me a rmë zjarri. Të shtënat kanë qenë të njëpasnjëshme, nga pjesa tjetër e liqenit dhe kanë goditur afër barkës së policisë. Nga këto të shtëna nuk ka persona të lënduar.

Në asistencë të njësisë policore ka shkuar Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Policisë Kufitare. Policia po vazhdon të vëzhgojë terrenin dhe ta trajtojë rastin.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë dhe luftimin e kriminalitetit e me theks të veçantë të kontrabandës në atë zonë.

Published
Categorized as Lajme