Sot i jepet lamtumira e fundit 22-vjeçarit që u vra mbrëmë në Lipjan (FOTO)

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në komunën e Lipjanit, me ç’rast një i ri humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri në një lokal. Dardan Gashi do të varroset sot në varrezat e fshatit Terbufc, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e kanë konfirmuar familjarë të ndjerit, përmes një postimi në Facebook.

“Njoftimi për varrim: Të Allahut jemi dhe te ai kthehemi. Me pikëllim të thellë ju njoftojë se pas një ngjarje tragjike ka ndërruar jetë më i dashuri jonë DARDAN (ISAK) GASHI 14.07.2000 – 06.08.2022. Allahu të shpërbleft me xhenet Dardan”, thuhet në njoftim.

Published
Categorized as Lajme