Përsëritet tragjedia në autostradën kroate: 12 të vdekur pas aksidentit të autobusit (PAMJE)

12 persona kanë vdekur në një aksident trafiku, që ka ndodhur rreth orës 05:40, në autostradën në drejtim të Zagrebit.

Sipas informacioneve të para nga policia e Varazhdinit dyshohet se autobusi me targa polake ka dalë nga autostrada duke e shkaktuar kështu këtë aksident të rëndë.

Numrin e viktimave tashmë e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme, shkruan Dnevnik, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se në fund të korrikut të vitit të kaluar kishte ndodhur një aksident i ngjashëm tragjik në autostradën kroate ku një autobus i Kosovës doli nga rruga në afërsi të Slavonski Brodit duke lënë të vdekur 10 persona dhe 44 të tjerë të lënduar.

Published
Categorized as Lajme