Flet njëri nga të pIagosurit në Lipjan, ku mbetë i vrarë një 22-vjeçar dhe dy të pIagosur (VIDEO)

Mbrëmë rreth orës 23:40 në qytetin e Lipjanit u dëgjuan të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë një person mbeti i vr arë dhe dy persona mbetën të pIagosur.

Të lënduarit janë dërguar në spital për trajtim, ndërkohë që Ulpianapress ka zbuluar detaje të reja se si ndodhi rasti, ku gjithçka ndodhi pas një fjalosje qe u shkaktua në kafiterinë që ndodhet në rrugën « Lidhja Prizrenit ».

Andi Bikliqi, njëri prej të pIagosurve, tha për Gazetën Ulpianapress se ai është qëlluar rastësisht duke dal nga lokali.

Sipas tij, plumbi e ka goditur gabimisht në këmbë dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

“Jam mirë dhe po mjekohen në shtëpi, jam qëllu rastësisht duke dal nga lokali”, tha ai shkurtimisht për Ulpianapress.

Në natën e mbremshe mbeti i v rarë 22 vjeçari Dradan Gashi nga komuna e Lipjanit, kurse i plagosuri tjetër është duke u trajtuar në sipatin e Prishtinës./Ulpianapress/

Published
Categorized as Lajme