E rëndë: Ky është 22 vjeçari që u vra mbrëmë (FOTO)

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pak para mesnatës në Lipjan. Siç ka konfirmuar Policia si pasojë e një mosmarrveshjeje në mes të disa personave në rrugën “Lidhja e Prizrenit” të këtij qyteti, një person është vrarë si dhe dy të tjerë janë plagosur.

E gjithë ngjarja sipas policisë, ka ndodhur rreth roës 23:40 të së premtës.

“Rreth orës 23:40, policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur në një lokal në rrugën ”Lidhja e Prizrenit” në Lipjan. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Demos mëson se personi i vrarë është D.G, i moshës 22 vjeçare.

Published
Categorized as Lajme