Tragjike: Vdes 19 vjeçari në Prishtinë, u godit nga vetura / DETAJE

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Prishtinë, ku si pasojë një person ka ndërruar jetë, teksa kanë mbetur të lënduar dy të tjerë, raporton Gazeta Sinjali.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për Sinjalin se viktima është një 19-vjeçar, i cili u godit për vdekje nga vetura.

“Rreth orës 01:20 kemi pranuar informatën se në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë,ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësor dhr tri vetura ( një veturë në lëvizje dhe dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, një prej tyre (këmbësor) nuk ka arritë të përballojë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti për Sinjali.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Published
Categorized as Lajme