E rëndë: Ky është 19 vjeçari kosovar që vdiq mbrëmë në aksident (FOTO)

Mbrëmë pas mesnate ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Në aksidentin tragjik janë përfshirë dy këmbësorë dhe tri vetura, ku si pasojë e pIagëve të marra një 19 vjeçar ka humbur jetën.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“J.S, mashkull, 19 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa personi i dyshuar (ngasësit të automjetit) i me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë” tha Ahmeti.

Published
Categorized as Lajme